Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka çelur hapjen e bunkerit antibërthamor, ka prekur çështjen e dosjeve të Sigurimit të
Shtetit.
Ai ka lënë të kuptohet se ato mund të hapen.

Në nisje të fjalës së tij, Rama tha se “sot, ne jemi dëshmitarë se kemi çelur derën e një thesari të kujtesës sonë kolektive. Një thesari ku, pa as më të voglin dyshim, mund të zbulohen në vijimësi qindra-mijëra copëza të një mozaiku të madh ngjarjesh, personazhesh, kontradiktash”.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se do të bëjë transparent çdo sekret të kohës së komunizmit, përfshirë edhe dosjet e Sigurimit të Shtetit. “Ruajtja e këtij misteri dhe e këtyre mistereve, ashtu si dhe ruajtja me fanatizëm e misterit të dosjeve të së shkuarës, dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura, janë në fakt vazhdimësia e së njëjtës shkollë, e shkollës së vjetër politike të të sunduarit mbi tjetrin”, tha Rama. Sipas tij, “ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për të rishkruar historinë, por për ta ekspozuar të shkuarën në gjitha format që e disponojmë”.

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit është një diskutim i hershëm, pasi ato nuk u hapën kurrë pas rrëzimit të
komunizmit, ashtu siç ndodhi në shumë vende ish-­komuniste.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb