TIRANE

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës ‘Shqipëria që duam” kryeministri Rama u ndal edhe një herë në zgjedhjet vendore. Rama theksoi se pas 30 qershorit trajtimi i ankesave të qytetarëve nga pushteti vendor do të hyjë në një fazë të re.

Nga ana tjetër, dua të nënvizoj se ka një diferencë, e cila meriton vëmendje midis halleve dhe problemeve që zgjidh qeveria përmes ndërhyrjes së Agjencisë që administron platformën tek institucionet qendrore, – qofshin ato institucione qendrore në Tiranë, qofshin ato përfaqësi të institucioneve qendrore nëpër qarqe – dhe nga ana tjetër, nivelit sasior dhe cilësor, jo të pëlqyeshëm të trajtimit të ankesave në qeverisjen, nga bashkitë më saktë.


Unë kam shumë besim që në 30 qershor ne, ndër të tjera, do të krijojmë mundësinë për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë, qoftë në aspektin sasior, qoftë në aspektin cilësor dhe duke i falënderuar të gjithë të pranishmit, të ftuar, që dolën këtu dhe sollën rastin e tyre, për fjalët e mira, dua t’ju them që në fakt nuk jam unë që duhet të më falenderoni, nuk jemi ne që duhet të na falënderoni, por jam unë që duhet t’ju falenderoj ju dhe të gjithë ata që me votën e tyre i dhanë mundësi vetes që përmes qeverisë të hynin në këtë proces bashkëqeverisjeje.


Kjo është bashkëqeverisje në kuptimin më të mirë të fjalës pasi nuk ka nevojë as për miq, as për shokë, as për kushëri, as për filtra të tjerë, por çdo qytetar njësoj si çdo deputet ka akses të drejtpërdrejtë tek çdo ministër për problemin e tyre dhe çka ne do të realizojmë është që aksi i drejtpërdrejte tek çdo kryetar dhe krytare bashkie pas 30 qershorit të jetë i të njëjtës cilësi. Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe është po aq e rëndësishme që të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, por bëhen për ata që zgjedhin dhe ata që zgjedhin në 30 qershor, ndër të tjera, do të zgjedhin edhe për të pasur akses të drejtpërdrejtë si qytetar tek çdo kryetar bashkie për të cilin kanë dhënë ose nuk kanë dhënë votën e tyre, por që me votën e qytetarëve do të jetë aty në detyrë për katër vitet e ardhshme.”- u shpreh Rama


(BalkanWeb)