TRANË

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkon që opozita e bashkuar t’i qëndrojë deri në fund marrëveshjes së 5 qershorit dhe të mos i pranojë ndryshimet kushtetuese të prodhuara, sipas tij në mënyrë të njëanshme dhe pa konsesus me opozitën e bashkuar. Në intervistën dhënë për Neës24, ai shton se listat në zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë 100% të hapura.

“Opozita i qëndron marreveshje së 5 qershorit, dhe nuk pranon asnjë ndërhyrje në mënyrë të njëanshme, sic ishte ajo e ndryshimeve kushtetuese, kun ë kohë pandemie, me një parlament me 122 vetë, u ndryshua kushtetuta pa dakordësinë e forcave politike, pa opinionin e komisionit të venecias, dhe sigurisht që ka bërë edhe propozimin e saj që ne të hyjmë në zgjedhje dhe me lista të hapura 100%”-u shpreh Idrizi.

Po nëse Rama i shkon deri në fund idesë së tij për të hequr koalicionet parazgjedhore, cila do të jetë plani B i opozitës së bashkuar?

“Unë i qëndroj mendimit që e gjithë opozita nga një koalicion i përbërë duhet të futet në një koalicion me një listë të përbashkët, sepse jo vetëm Rama është i vetmuar, por duhet të kuptojmë që nuk jemi një bashkim numerik.”- tha ai.

Pak ditë më parë, kreu i PR, deklaroi se Kryeministri Rama po u bën oferta partive opozitare, për t’u bashkuar me të. Po PDIU-së, i është bërë një ofertë e tillë?

“Ky nuk është rasti i PDIU, por nuk më bën cudi kjo gjë. Rama edhe PS e mori me parimin një pallat një votë, por ne kemi edhe deklarimin e kreut të opozitës, z.Basha i cili tha që mua më ka bërë ofertë. Është në karakterin dhe stilin e Edi Ramës, por jo në rastin e PDIU-së”- vijoi Idrizi.

Sa i përket çështjes së detit, kreu i PDIU thotë se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë çfarë diskutojnë me njëra tjetrën për kufi detar, sepse kjo është e vendosur që në vitin 1926.

“Pse kryeministri shqiptar nuk kërkon heqjen e ligjit të luftës, ngritjen  e çështjes came dhe asaj që është axhendë e Shqipërisë. Kufijtë territorial, detarë dhe tokësorë, midis Shqipërisë dhe Greqisë janë vendosur me akte ndërkombëtare.  Ndaj kam deklaratuar që Shqipëria me Greqinë nuk kanë cfarë diskutojnë për ujërat territorialë, sepse ato janë të delimituara. Shqipëria me Greqinë duhet të bisedojë vetëm për zonën ekonomike”.- përfundoi Idrizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb