Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara pensionistëve, tha se kush është punonjës në Shqipëri e nuk paguan sigurimet shoqërore, vjedh pensionistët.
Rama tha se pensionet janë pjesa më e vështirë për çdo shtet. Kreu i qeverisë shtoi se duhet që të rriten kontributet, me qëllim që pensionet të rriten.
“Pensionet janë pjesa më e vështirë për çdo shtet. Pensionet janë çështje e përbashkët e qeverisë, çështje e atyre që në Republikën e Shqipërisë fitojnë para. Për të rritur pensionet në vazhdim, duhet të rrisim kontributet. Por, duhet ta them se ka nga ata që fitojnë për vete dhe vjedhin pensionistët, duke mos paguar sigurimet shoqërore”, tha Rama.
(Balkanweb)