Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim të tretë me shqiptarët në Greqi, këtë herë duke u ndalur në ishullin e Kretës.

Takimi do të mbahet në 29 mars, ndërsa pason dy takime të mëparshme me diasporën shqiptare në shtetin helen.

Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në Athinë, duke çelur njëkohësisht edhe turin e tij të lajmëruar asokohe me diasporën në Evropë dhe më gjerë.

Ndërkohë takimi i dytë në Greqi është zhvilluar me shqiptarët emigrantë në qytetin e Selanikut, takim i mbajtur disa muaj më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb