Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja do të fillojnë që të bëhen funksionale.

Rama deklaroi se vetë Merkel ka thënë në Poznan se Shqipëria duhet të bëjë vettingun e gjyqtarëve, në rast se dëshiron hapa përpara drejt BE-së.

Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja do nisin të bëjnë funksionale. Doja të them diçka që ta dëgjojnë shqiptarët. Angela Merkel ka thënë në Poznan dhe ka artikuluar në sy të të gjithë grupit të saj parlamentar se i kemi kërkuar Shqipërisë pastrim të gjyqtarëve me vetting. Merkel e ka thënë, pra një njeri më i madh, në aftësinë për ti thënë gjërat. Ikën gjyqtarët nga vettingu dhe prandaj s’ka Gjykatë të Lartë e këtu nuk është faji i askujt. Opozita duhet ta thoshte te miqtë e saj nte CDU. Dështimi im do ishte nëse Komisioni Europian do thoshte që Shqipëria s’ka bërë detyrat”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se sa i takon Holandës dhe shteteve të tjera skeptike, ato shprehen kështu për shkak se BE po përballet me të tjera probleme, nuk duan anëtarë të rinj. Rama nënvizoi se BE është një bashkësi, ku ka edhe interesa e se janë shfaqur një sërë problematikash, duke filluar nga kriza e refugjatëve, ngritja e mureve, nacionalizmi etj.

“Holanda nuk është më “fortë” në fjalën e saj sesa Finlanda. Nuk është këhtu. Nuk funksionon kështu. I binka që Holanda  nuk pranonka gjasme krimin, kurse Finlanda po. Holanda është skeptike, për çdo shtet që do të afrohet me BE. Kriteret e BE janë objektive. Unë do të dështoja në rast se nuk do bëja detyrat e punës, por s’kam punë unë me interesat, me divergjencat. Ne po shkojmë në bashkësi që ka interesa, ku çdo shtet ka interesat e saj. Ata janë brenda shtëpisë, ne po shkojmë, por BE është shtëpi me interesa. Jemi në një kohë të re, ka ndodhur kriza e refugjatëve, janë ngritur mure.”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb