TIRANE – Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për “Stuttgarter-Zeitung” deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian. Teksa është pyetur për çështjen ‘Xibraka”, ku një nga të arrestuarit ishte dhe Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, Rama theksoi se ‘nipi i Enver Hoxhës është një ‘askush’’. Hetimet nisën nga Gjermania dhe u kurorëzuan me shkatërrimin e një laboratori kokaine.

“Jo, ky rast nuk ka një dimension politik. Nipi i Enver Hoxhës është askushi. Enver Hoxha, regjimi i tij dhe komunizmi prej kohësh janë e shkuara. Ky rast është thjesht një provë e vullnetit tonë për të luftuar krimin e drogës në Shqipëri,” –është shprehur Rama.

Rama theksoi se qeveria e tij ka në axhendë një bashkëpunim të ngishte me Gjermaninë. “Ne kemi disa investitorë gjermanë në Shqipëri. Shqipëria u ofron investitorëve të huaj shumë mundësi”, -tha Rama. Sipas Ramës, është bërë një progres në luftën kundër lënëve narkotike dhe kundër korrupsionit.
“Progresi u pasqyrua edhe në raportet e KE-së”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: