TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka uruar shqiptarëve një ditë të mbarë mëngjesin e sotëm me një shkrim të këshilltarit të Toni Blair dhe të tijin, Alastair Campbell i publikuar në mediat britanike dhe shqiptare që i kushtohet turizmit në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë shkrim të Alistair Campbell për Shqipërinë, botuar në mediat angleze, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan Rama.

Por komentuesit i kujtojnë pastërtinë në plazhe dhe derdhjen e ujërave të zeza në det, duke i kërkuar të marrë masa për pastrimin.

Komentues 1: Bëj diçka për ujërat e zeza që mos të derdhen në det se plasi sheshit në Ksamil.
Komentues 2: Në 10 herë, 9.5 dua të bëj plazh në Shqipëri. Por…..s’ka pastërti askund. Ne po mësohemi të huajt jo. Është gjynah. E dyta sportin tim kam frik ta bëj se peshkoj nën ujë. Hedhin dinamit akoma.
Komentues 3: Askush s’është penduar përveç shqiptarëve nga Ks. Punëso pastrues të rregullt në plazhe, bërllogjet të zbrazen në çdo moment, ujërat e zeza ricikloji e mos i hidh në det, ushqimi të jetë pa skadim afat e i prishur dhe sidomos mos i përbuzni mysafiret, handikapi numër një i juaji!

komentues 3 komentues Rama komntues 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb