TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij të Facebook fotot e pishinës së re publike në qytetin e Durrësit.
Rama shkruan se tashmë kjo pishinë nuk është një gropë plehrash por realitet i ri. “Rilindja Urbane. Drejtimi i Duhur pishina publike e Durrësit sonte. Jo më gropë plehrash po realitet i ri komunitar”, shkruan kryeministri Rama përbri fotove. Kjo pishinë ishte një nga premtimet e kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako gjatë fushatës elektorale.
(m.k/BalkanWeb)