TIRANË

Kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca është e vendosur për të bërë zgjedhje edhe pa opozitën dhe madje pa kundërshtarë në një pjesë të madhe të bashkive në vend.

Këtë gjë e ka deklaruar sërish sot kryeministri Edi Rama në një takim me kandidatët për kryetarë bashkie të cilët i ka porositur për sa më shumë takime e kontakte me njerëzit.

Me në krah kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, Rama tha se fushata nis më 31 maj dhe objektiv nuk është vetëm fitorja dhe në ato bashki ku nuk ka qeverisur deri tani por kontaktet me qytetarët për të fituar zemrat dhe mendjet e tyre në luftë me fantazmën kërcënuese të së shkuarës.

Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se është kthyer në këtë fantazmë që sjell tek shqiptarët hijen e frikës.

“Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. 30 qershori nuk është një datë si gjithë të tjerat por datë e përcaktuar sipas kushtetutës për të dëgjuar popullin Sovran për vlerësimin e fertave elektorale në 61 bashkitë e vendit.
Oferta jonë është e plotë, 61 kandidatë dhe kandidate e 61 lista për këshilltarë që do të çelin më 31 maj rrugëtimin drejt 31 qershorit. Në vend të një humbje me nder ku me siguri mund t’i fitonin disa bashki, kundërshtarët zgjodhën qederin.
Për shkak të ikjes së tyre nga rruga kushtetuese e zgjedhjeve dhe frikës së tyre për ballafaqimin me ne, në një pjesë të bashkive do ketë vetëm një kandidatë por do ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë duke nisur nga kontaktet me njerëzit. Do shpenzojmë të gjitha energjitë tona kur do kemi kandidatë përballë. Edhe në ato bashki objektivi jonë është jo thjesht të fitojmë ato bashki port ë realizojmë numrin më të madh të kontakteve.
Kjo një betejë për të fituar mendjet e zemrat e shqiptarëve në luftë me fantazmën kërcënuese të së shkuarës. Opozita është kthyer në shëmbëlltyrën e asaj fantazme duke sjellë tek shqiptarët hijen e frikës”, deklaroi Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: