Valdet Rama do ta vijojë karrierën e tij në Gjermani. Sikundër ishte shkruar dhe më herët, sulmuesi anësor që në gjysmën e dytë të sezonit u aktivizua me Kukësin dhe ku arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë, tashmë është prezantuar te skuadra e SV Mepen, që militon në ligën e tretë të futbollit gjerman.


Pavarësisht se kishte këmbëngulje nga ana e Kukësit, por edhe një ofertë konkrete nga Partizani, ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë ka zgjedhur të qëndrojë pranë familjes duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ekipin modest Mepen. Prezantimi i Ramës është bërë ditën e sotme, ditë kur edhe i ka skaduar kontrata që kishte me klubin e Kukësit.


(Balkanweb)