DURRES- Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e Vilës qeveritare në Durrës.

Kryeministri Rama, si i zoti i shtëpisë, ka qëndruar në oborrin e Vilës qeveritare, për të pritur delegacionin, ndërsa ka takuar liderët përzemërsisht. Siç u pa edhe nga pamjet direkte që vinë nga Vila, shihet se Rama ka zgjedhur të vishet me kostum si dhe atlete.

rama me atlete

Në këtë tryezë do të marrin pjesë homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Pasi mbërriti i gjithë delegacioni, kryeministri Rama dhe homologët e tij bënë edhe një foto zyrtare sëbashku.
20170826-094903

20170826-094851

20170826-094846

20170826-094844

20170826-094841

20170826-094821

20170826-094813

20170826-094759

20170826-094746

20170826-094741
20170826-100056

20170826-100054

20170826-095256

20170826-095239
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: