Kryeministri Edi Rama ka lançuar aplikacionin që iu vjen në ndihmë mijëra vizitorëve që zgjedhin të kalojnë pushimet në Shqipëri në këtë sezon veror, por jo vetëm.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeveërisë shkruan aplikacioni TEA shërben si udhërrëfyes digjital i Shqipërisë turistike i cili iu vjen në ndihmë pushuesve për kalendarin e eventeve, akomodimin pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon, kontaktet dhe ndihmën emergjente. “Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit

📲Shkarko aplikacionin TEA, udhërrefyesin digjital të Shqipërisë turistike dhe do të gjesh:
https://apps.apple.com/…/tea-tourism…/id6450223706
🗓️ kalendarin e eventeve me detajet përkatëse📲
🏨akomodim pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon📲
🚨si dhe kontaktet e emergjencës për çdo të papritur📲
🦅Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë🇦🇱
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb