TIRANE– Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbledhur grupet e tyre parlamentare.

Kjo mbledhje e grupeve të PD dhe LSI ndodh rreth 1 orë përpara fillimit të seancës parlamentare. Megjithatë nuk janë bërë të ditura detaje në lidhje me mbledhjet.

Në seancën e sotme, kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë programin e ri të qeverisë për mandatin 2017-2021 dhe më pas pritet betimi i qeverisë. Pritet që në seancë të ketë debate të forta.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb