KORCE-Kryeministri Rama është pritur me protesta nga disa qytetarë të Korçës paraditen e sotme. Me pankarta në duar, përkrahës të Partisë Demokratike kanë protestuar disa minuta para se kreu i qeverisë të zhvillonte aktivitetin e organizuar me qytetarët e Korçës, “E gjithë vëmendja për ju”.

Protesta e zhvilluar pranë “Shtëpisë së Flamurit” kishte në fokus dhunën ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit të PS-së.

“Rama pritet me protesta nga qytetarët ne Korçë. Qeveri hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish”, shkruan deputeti Salianji në rrjetin social “Facebook”, teksa publikon edhe disa foto nga protesta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb