Kryeministri Edi Rama duket se është i bindur për të bërë Teatër të ri Kombëtar, pavarësisht kundërshtimit të artistëve.

Duke publikuar disa fotografi nga pamjet e tanishme të teatrit, kreu i qeverisë thekson se së shpejti Shqipëria do të ketë teatër të ri në vend të karakatinës skandaloze, e cila sipas tij, nuk krahasohet dot as me teatrot e qytezave të Evropës.

Gjithashtu, Rama publikon edhe disa foto të Sallës së Madhe të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, restaurimi i të cilit është drejt fundit, duke thënë se dallimi është si nata me ditën dhe kështu do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“SË SHPEJTI SHQIPËRIA do të ketë një TEATËR TË RI KOMBËTAR TË OPERAS DHE BALETIT në vend të karakatinës skandaloze, e cila edhe pse ishte ku e ku më e mirë se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës?

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve) pa asnjë mundim dallimin si nata me ditën mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë?

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar i Fjalës, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”?
(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu”, shkruan Rama.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb