TIRANE- Gjatë një diskutimi me një qytetare në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka zbuluar emailin ku qytetarët mund t’i shkruajnë për hallet e tyre, por pse jo edhe për të gjetur një punë.
Ndërsa një komentuese i shprehte hallin e djalit të saj, të shkolluar jashtë shtetit, por pa mundësinë e gjetjes së një pune në Shqipëri, Rama i sygjeron ta provojë njëherë në kompani private dhe për më shumë ka publikuar emaion e tij, ku edhe mund ta kontaktojë.

[email protected] është emaili i publikuar prej tij, që nuk dihet ende nëse aksesohet vetëm nga ai apo edhe nga stafi.
(ma.ar/BalkanWeb)
