TIRANE – Gjatë kohës që krerët e shtetit zhvillonin homazhe në nderim të të rënëve në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 71 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, në sfond u vu re një flakadan i ndezur. Foton e këtij flakadani e ka publikuar vetë kryeministri në faqen e tij në “Facebook”, ku ka ngjallur reagime të shumta.

Mes komentuesve ka patur nga ata që e kanë vlerësuar ndezjen e këtij flakadani, si simbol i flamurit kuzeqi. “Flaka e kuqe, tymi i zi, simbol i flamurit që do të valëvitet lartë e më lartë”- shkruan një qytetar.

Por shumë të tjerë e kanë përdorur foton për të ironizuar kryeministrin duke shkruar: “Hallall Plako! Flakën na e ke vu me kohë po skaj”, “Hallall naft bruto Ballshi”, “Paralajmërim për luftë” etj.

Kryeministri vendosi sot një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti, para monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të sakrificës së të rënëve.
Në këtë ceremonial ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit, deputetë e veteranë të Luftës të cilët zhvilluan gjithashtu homazhe dhe vendosën kurora me lule.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: