Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se shumë shpejt do të nis projekti për ripërtëritjen e zonës së Ujërave Termike të Bënjës.
Rama teksa përcolli pamje të projektit të ri, theksoi se pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti.
“Projekti i ri i ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit, Ujërat Termale të Bënjës, ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë”, u shpreh Rama.