TIRANË – Kryeministri Rama reagon me pamje tashmë ndaj akuzave të opozitës. Duke postuar fotografinë e një vile trekatëshe, ai shkruan në Fb:

“Shikojeni pak një “varfanjak”, që fshihej pas fashës mbrojtëse 300 kWh. E kuptoni, o njerëz, se ç’i ka bërë fasha, vendit?!”

Gjatë ditëve të fundit, Rama ka ngulur këmbë në vazhdimin e operacionit kundër abuzimit me energjinë elektrike dhe e ka mbështetur atë duke shoqëruar vetë, grupet e OSHEE-s dhe Policisë së Shtetit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: