I ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij për rivalin politik, Lulzim Basha. Në një intervistë përballë gazetarit Sokol Balla në ‘Real Story’ në ‘News24’ Rama teksa sqaronte pozitën e tij me foton me presidentin Barack Obama, tha se Basha ka marrë përsipër qindra mijëra euro që s’u dihet burimi, duke kujtuar kështu akuzat për lobimin rus.

Pjese nga intervista
Balla:
Analisti Gjekmarkaj kishte një pyetje për ju

Pyetja e Gjekmarkajt: Ku i gjete ato dreq para për foton kur deklarove se kishte shumë pak në bankë?

Balla: Thuhet se është bërë një pagesë prej 80 mijë dollarësh

Rama: Është pyetje që refuzoj t’i përgjigjem se është e ulët në pikëpamje etike. Përbën një shpifje, përveçse një pyetje.

Balla: A është paguar 80 mijë dollarë?

Rama: S’kam asnjë lloj lidhje me asnjë lloj pagesë

Balla: Në SHBA u deklarua se është bërë një pagesë për një person që kërkon të bëhet kryeministër

Rama: S’kam asnjë lidhje me asnjë pagesë për asnjë arsye në botë

Balla: Kryetari i PD-së thotë se duhet t’ju hetojë prokuroria, siç kërkuat për Bashën

Rama: E gjithë kjo çështje bëhet për të ngritur ngjashmëri në histori që s’kanë lidhje. Kemi shumë prej qindra mijëra eurove që ka marrë përsipër kryetari i PD dhe s’u dihet burimi. Janë të ndryshme

Balla: Në thelb janë të ndryshme. Por kanë edhe ngjashmëri me zotin Basha kjo, si fotoja e tij me Trump

Rama: Skam asnjë problem në asnjë lloj hetimi dhe skam asnjë lidhje me çështjen. Përderisa është një çështje e trajtuar nga drejtësia amerikane, s’ka vend për komente. Qindra mijëra euro që ka marrë përsipër Basha s’u dihet burimi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: