TIRANE

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mbrëmje disa foto nga qyteti i Krujës. Në postim, kryeministri iu është përgjigjur edhe disa komentuesve që e kritikojnë,

Një komentues shkruan se projekti është para e çuar dëm dhe se Krujës nuk i nevojiten të tilla pamje pasi po dëmtohet trashëgimia kulturore. Nga ana tjetër Rama i shkruan se punon për fëmijët e tij.

Rama Fb
Rama Fb

Komentues 1: O derman po i 500m rruge ke bere, nuk bere te gjitha lagjet e Krujes. Edhe mos u hap shume o vlla se ne fund te fundit paret jane tonat nuk i nxore nga xhepi yt dhe po na ben sevap
Edi Rama: …po pse nuk ishin tuajat parate me pare njezet e pese vjet rresht? I mjere eshte kush nuk buzeqesh dot kur sheh dicka te bukur, thote nje fjale e mencur.

Komentues 2: Jo shume bukur eshte lek publik i humbur kot nuk i nevojiten krujes keto pamje corruptive si karramele per femije…turp
Edi Rama:…ke shume te drejte, e bukura te korrupton ndersa e shemtuara te le sic je dhe ne fakt ti meritoje te liheshe sic ishe, po une s’punoj per ty po per femijet e tu dhe femijet e femijeve te tu, te cilet s’kane faj pse ti je idhtar i te shemtuares?

Komentues 3: Ne kte mes i pasurove me miljona euro miqet e tu te ngusht me tenderat e gurevet dhe betonit. Te shikosh te ghitha sheshet eshte absurde qe vetem 15-20% mundet te jet gjelberim.pjesa tjetet beton e gur. A thua se duhet aq siperfaqe e madhe e shtruar sikur do dalin 2000 persona ne te njejten koh xhiro
Edi Rama: …hahahahaha ke te drejte! Jane budallenj europianet qe qysh ne shekuj me pare benin sheshe me gure e nuk benin pyje ne zemrat e qyteteve???

Komentues 4: Bravo por populli eshte sh i varfer, ne vendin tone ka skamje dhe mjerim,te pa shprese marin rrugen e mergimit,per nje jete me te mire,qe se bajne dot ne trojet e tyre!!!
Edi Rama: … ne vendin tone ka edhe njerez shume te varfer, po vendi yne s’eshte aspak ne mjerim dhe te siguroj per kete se e njoh ne cdo pellembe dhe kam pare cepa te ketij vendi me shume se sa fije floku ke pasur ti ne diten tende me te mire?Perqafime

Komentues 5: Ti punon mor vlla,po shif te rrisesh mirqenjen shqiptareve se nuk ndjehet gjekund.ka rritje ekonomike thojn po nuk po e ndjen njeri??
Edi Rama: … ke te drejte vella se mbase e di mireqenien kos qe vjen nga deti!

Komentues 6: Një piktor i madh thoshte : Bota është një, por gjithsekushi e piktorin nga dritarja apo vëndi i pozicionuar kur pikturon.
Ti e shikon nga jugu e pikturon veriun, tjetri e shikon nga perëndimi E pikturon lindjen. Rilindjen s’e kam kuptuar akoma mir’, b…See more
Edi Rama: Çun Sensibel zakonisht si pergjigjem pseudonimeve, po si çun sensibel qe qenke, ja po te pergjigjem: Dhunime policore?! Ku i ke pare, ne cilin kazan, nderkohe qe cudi, s’paske pare dhunimet mbi policine! Taksa qe shtohen?! Ku tjeter, pervecse per biznesmenet e medhenj, se te tjereve u jane ulur, te tereve! Numri i te vrareve shtohet?! Ku, ne krahasim me cfare, se vrasjet jane pergjysmuar krahasuar me 5 vjet me pare! Fukarenjte s’blejne dot ilaçet?! Ku e ke degjuar se ti fukara s’je, po mesoje sot qe 600 mije shqiptare te pasiguruar deri dje i blenin ilacet sot i’u rimbursohen! Rilindjen s’e ke kuptuar akoma?! S’ke dashur ta kuptosh se mjafton te duash dhe te hapesh syte e ja ku e ke, nje shembull qe vetem qorri qe s’do te shikoje nuk e kupton dot, Kruja dje e Kruja sot! Dhe nje keshille, leri krahasimet idiote me socializmin Enverian se dukesh edhe ti si krahasimet pastaj, po ti s’je i atille, je Çun Sensibel✌️

Komentues 6: Duhet të bejsh dallimin me mathematike që ata që s’duan te kthehen më, do të votojnë kundër jush.
Edi Rama: Çun…do vendosim ne ligj voten e emigranteve qe ta shohin te gjithe çunat sensibel si puna jote, se jane pakice ne kete popull te mençur qe pavaresisht se ende s’eshte i pasur, te jep uje ne bisht te luges dhe e dallon mire gjithnje veshegjatin nga kaloresi?

Komentues 7: Në mesin e tavolinave duhet të kishte pemë jo shtylla! pemë që njerzit të mundin të argëtohen apo të çlodhen edhe në ditët të nxehta jo vetëm në darkë . . Dhe shumë më bukur do ishte me pemë ! Tërë ky bulevard duhej të mbushej me pemë por fatkeqësisht qënka shum të pakta
Edi Rama:…eshte bulevard kembesoresh nuk eshte pyll te keqen?

Komentues 8: Ti shef endra me duket , dhe Na i tregon neve … po MIR mir e KE , ka PAs Thon gjyshi im endra ne mur kur jepnin filma ne kinema , Tani un them endra ne tach
Edi Rama: Edil Pirra Pirra e vertete e gjete dhe kam shpikur nje aparat qe i fotografoj endrrat, qe quhet pasion per te bukuren dhe pune per Shqiperine, nderkohe qe te tjeret si puna jote thone s’eshte e vertete ajo qe shoh me sy?

Komentues 9: E qa tash, do mburremi edhe me gjerat me jetike te mundshme si drita uj dhe pak shtrime asfalti, paguheni nga populli per njet pun dhe askush nga ju spo i njerr nga gjepi i vet, them kete edhe pse kam bindje te majta dhe jam Socjalist, keshtu qe skuadra ngelet dhe ju lojtaret dhe mund te zevendesoheni pa merak
Edi Rama: Elton Lazri e qa tash qe ti edhe kur sheh naten dhe diten nuk ben dot dallimin? Nuk e di, po di qe nga gjepi i vet s’i merr askush qe qeveris ne kete bote, po dallimi behet mes kujt di t’i ktheje ne gjera me vlere e kujt i kthen ne rruge pa krye qe te cojne ne humnere? Po ti meso me shume e fol pak, se ke kohe te japesh mend kur te kesh mesuar cfare te thuash?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb