TIRANË

Pas deklaratës së presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe kryeministri  Edi Rama. Shefi i qeverisë  shkruan se Gjykata Kushtetuese sot falë procesit të vettingut  është një djep bosh pa shejtanin brenda.

Mes tjerash shefi i qeverisë i kujton të parit të shtetit se mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon aspak atë  të mbrojë datën e zgjedhjeve, e cila është dekretuar prej tij me 30 qershor.

Rama në Twitter:

A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb