TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas kapjes së Klement Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”. Në fakt Rama iu është përgjigjur me një lojë fjalësh akuzave të opozitës dhe komenteve të ndryshme të ardhura si nga PD ashtu dhe nga LSI. Kreu i qeverisë thotë se ky është avazi opozitar prej më shumë se 5 vitesh por se kjo e sotmja u djeg posaçërisht.

“Kur kapen janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin! Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare, as njëri as tjetri?”

Rama Tw
Rama Tw

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb