TIRANE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në twitter, lidhur me zhvillimet e fundit nga protesta e opozites.
“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve” – shkruan Rama në twitter.
Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre🙏Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve👊 pic.twitter.com/dwkPSvyTk7
— Edi Rama (@ediramaal) May 11, 2019
Ky është reagimi i dytë i kryeministrit Rama për protestën e opozitës. Më herët Rama u shpreh se nuk e fsheh trishtimin për atë që po ndodh, ndërsa ka dha një mesazh për ata që mbështesin opozitën.
„Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”.
(BalkanWeb)
Fell i ka fut hundet rusia ne Shqiperi duke tentuar ta shkaterroj. O B(i)asha i Salihut, mendo mire se si po vepron, mos e fute Shqiperine ne lufte qytetare se nuk do kesh ku te fshihesh ne ter rruzullin tokesor. Protesto, denonco… por pa dhune se dhuna te kthehet per ftyre dhe per koke. Qarte po shifet se je gatuar me skenare ruse.