TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave nga opozita për lirinë e medias në vend. Në një postim në “Twitter”, Rama e cilëson një komedi të zymtë dhe thotë se ata që deri dje i rrihnin e i shantazhonin gazetarët flasin në emër të lirisë së tyre.


Ndaj ai thotë se vjen dita e gjykimit, duke iu referuar zgjedhjeve.


“Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit ME VOTE😁 Pa merak vonon po s’harron 2021shi✌️”, shkruan Rama.


Rama Tw
Rama Tw

Kujtojmë se kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot se gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurt e të censuaruar dhe me pak të drejta sociale dhe ekonomike. Sipas tij, gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.

(BalkanWeb)