SHKODER- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Shkodrës, ku do të ketë një takim me ata që votojnë për herë të parë. Por pa mbërritur ende në Shkodër, ia ka nisur “ngacmimeve” ndaj kryetares së Bashkisë së këtij qyteti, Voltana Ademi.

Shkak për këtë, është bërë shqetësimi që i ka krijuar gjendja e Urës së Bunës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se mjafton pak vëmendje nga kryetarja e Bashkisë, dhe ura do ishte riparuar.

“Jam rrugës për Shkodër, kemi takim me votuesit për herë të parë.
Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s’po mundemi dot të bëjmë sa meriton.
Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët✌#VajmedetpërShkodrën”, shkruan Rama.

983898_10154634406391523_7487319986813228584_n

Sakaq, kanë nisur edhe reagimet e komentuesve. Njëri prej tyre ngre shqetësimin se mos kryeministri Rama do ta kthejë zonën e tijnë një moçal.

“Z kryeminister se mos ngaterrohet shoferi e te drejton per ne #LibofshaJone ndonjehere. nuk vlen per ju unaza e myzeqes,mos ndoshta keni vendosur te na ktheni ne mocal??!!”, shkruan komentuesi.

“Mbase nuk e ke vene re qe eshte ndertuar e re rruga e Libofshes, dhe s’te ve faj se ka akoma shume per te bere! Respekte per Myzeqene?”, i përgjigjet Rama.
rama posti

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb