TIRANE

Kryeministri Edi Rama tha se nuk dëshiron konflikt institucional mes kryeministrisë dhe presidencës.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e lirë’ kryeministri tha se Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë dhe pastërtisë duke mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të jashtëm.

Rama u shpreh se Meta ka humbur betejën politike dhe është aty për të zbatuar Kushtetutën.

Nuk dua konflikt institucional. Në këtë rast kam thyer heshtjen time sepse Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë dhe pastërtisë. Krim ndaj një djali që mund të meritojë gjykime nga opinion, por jo njollosje të qëllimshëm nga Ilir Meta dhe jo duke e përdorues si mish për top kundër presidentit të Kosovës deh kryeministrit të Shqipërisë.

Duke ngritur teori vulgare dhe anti shqiptare që kush mendon ndryshe është rrezik kombëtar. Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me Lleshajn dhe ligje të tjera. Meta e ka humbur betejën politike. Ai i humbi zgjedhjet dhe është aty president për të garantuar Kushtetutën dhe unitetin kombëtar. Nuk është aty për të dhënë mendime. Nuk na intereson se çfarë mendon presidenti për taksat”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb