Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka hedhur sot votën së bashku me familjen e tij.

Dako poston në “Facebook” foto nga kutia e votimit, ndërsa shkruan se shpreson që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe me qetësi.

Më tej, ish-kryebashkiaku socialist iu bën thirrje të gjithë bashkëquetarëve durrsakë të marrin pjesë masivisht në votime, që sipas tij, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve.

“Duke votuar bashkë me familjen. Shpresoj që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe me sa më shumë qetësi.

Ju bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi durrsakë që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse duke marrë pjesë sa më shumë sot në votime, votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!”, shkruan Dako.

Kujtojmë që Vangjush Dako nuk u rikandidua nga kryeministri Edi Rama, pas publikimit të dosjes “339” për blerjen e votave në Durrës dhe bashkëpunimin e Dakos me bandat kriminale.

Dako
Dako

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb