TIRANË- Operacioni i Policisë në Xibrakë, ku është zbuluar një laborator për përpunimin e kokainës duke i dhënë një goditje e fortë një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës nuk ka kaluar pa u përshëndetur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Krenar për operacionin e jashtëzakonshëm që solli sonte kapjen e një duzine trafikantësh të një rrjeti ndërkombëtar droge. ‎Policia që duam”, ka shkruar fillimisht Rama në Facebook. ‬

Por disa minuta më vonë, kryeministri sërish e ka përgëzuar këtë aksion duke e cilësuar rezultat të një policie të ndarë nga krimi.

“Sekuestrimi i mbi 100 kg kokaine është rezultati spektakolar i një policie të ndarë nga krimi, e cila është kthyer në detyrë. ‎Policia që duam‬”, shkruan kryeministri Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: