BEOGRAD – Sot, Kryeministri Rama do të vizitojë sërish Beogradin, për të marrë pjesë në Samitin e Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Juglindore. Rama do të ketë takime ditën e nesërme me homologët e tij të Çekisë, Polonisë dhe Kinës ndërsa të mërkurën, pritet të takoë sërish për të dytën herë brenda pak javëve, Kryeministrin e Serbisë Vuçiç.

Ky samit është përgatitur nën masa të rrepta sigurie dhe nën mbikëqyrjen e mbi 7 mijë policëve. Mediat vendase njoftojnë se në pika kyçe janë vendosur edhe snajperë, për të ndaluar çdo person të dyshimtë që do të tentojë të shkaktojë kaos. Masat e sigurisë janë kërkuar më së shumti nga Kina, për shak të grupimeve politike që kundërshtojnë politikt e qeverisë kineze.

Kryeministri Rama do të arrij të hënën në Beograd, ndërsa të martën do të ketë takime me zyrtarët e Çekisë, Polonisë e Kinës. Të mërkurën do të ketë një takim me Kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb