TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar opozitën se nëse ata fitojnë një bashki më shumë në zgjedhjet lokale është i gatshëm për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vjeshtë të këtij viti.

Gjatë fjalës së tij në sheshin ‘Nënë Tereza’ Rama i bëri ftesë opozitës për të miratuar reformën zgjedhore.


Mos harroni se ka vetëm një rrugë, në fund të ditës vendos populli se kush e fiton dhe kush humbet betejën. Janë zgjedhjet e 30 qershorit që do vendosin se çfarë bashkish duam. Lulzim Bashës dhe atyre që  e ndjekin pas i themi që na vjen keq. Premtuat se do jeni zëri i atyre në parlament. Por një ftesë e kam ende për ju. Jeni ju qe keni rrokatisur kokën shqiptare dhe ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore dhe votimin elektronik.


Hajdeni, ulemi ta miratojmë së bashku atë reformë, biem dakord t’i eksperimentojmë në disa zona që në Qershor edhe votimi dhe numërimin elektronik, dhe meqë e keni me shumë qejf temën e shitblerjes së votës, jemi gati të miratojmë në kuvend çdo masë të që mund të propozojë znj. Monika Kryemadhi. Pastaj e kalojmë vetë ne në Kuvend me deputetë e rinj. Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit fitoni një bashki të vetme më shumë se ne, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që në vjeshtë”-tha Rama.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb