TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra pas fjalës së kryeministrit Edi Rama të mbajtur në Kongres, ku zyrtarizoi Erion Velinë si kandidat të PS-së për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Për Berishën deklarata e shefi të ekzekutivit kur thotë se” Nëse opozita fiton një bashki më shumë se ne, shkojmë në zgjedhje”, është një kushtrim tjetër për opozitën dhe shqiptaret, ndërsa sipas tij, e vetmja zgjidhje  për sistemin politik është largimi sa më parë i Edi Ramës nga pushteti.

“Qendrimi i Edvinit ne Kongres eshte thirrje per te shporrur sa me pare kalbesiren! Miq, kushti i Edvin Kristaq Urrejtjes, ne kongresin funeber te kakistopartise, per opoziten per zgjedhje te parakohshme se “Nese opozita fiton nje bashki me shume se ne, shkojme ne zgjedhje”, eshte nje kushtrim tjeter per opoziten dhe shqiptaret. Me kete deklarate, ky birbio qe rrembeu zgjedhjet me banda dhe para droge, u thote shqiptareve se vetem po nuk arrita t’ju grabis perseri shumicen e bashkive do plotesohet kerkesa juaj per zgjedhje te parakohshme.

Per popullin opozitar dhe çdo shqiptar kjo deklarate eshte kushtrim dhe ka vetem nje pergjigje: Ta shporrim, ta shporrim, te shporrim kalbesiren! sb”, shkruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: