DURRËS-Nga Durrësi ku përshëndeti anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, Edi Rama u përqëndrua dhe tek sektori i Shëndetësisë dhe premtimit që bëri gjatë fushatë elektorale për shëndetësi falas. Por sot kreu i qeverisë tha se, shëndetësia falas do të bëhet, por jo menjëherë duke përmendur shprehjen e njohur popullore, “Nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë”.

“Po ne e themi me gojën plot shëndetëssia falas, por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Por në 1 vit e gjysëm, shqiptarët mund të bëjnë analiza falas por dhe mjekun e familjes falas. Të dyja këto më parë bëheshin me pagesë. Natyrisht do shkojmë dhe të spitali falas, por gjërat bëhen hap pas hapi dhe vit pas viti”, u shpreh Rama gjatë fjalës në konferencën për anëtarësimet e reja që u mbajt në Durrës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb