TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur një nga ish-deputetët më të vjetër si këshilltar për parlamentin. Burime nga Kryeministria pohuan për “BalkanWeb” se Spartak Braho është emëruar këshilltar për parlamentin i kryeministrit Edi Rama.

Po kështu mësohet se emërimi në këtë detyrë i ish-deputetit është bërë pak ditë më parë.

Në qeverinë “Rama 1” ka pasur një ministri për marrëdhëniet me parlamentin që përfaqësohej nga Ermonela Felaj.

Braho ishte renditur i 20-ti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në Tiranë por nuk arriti të merrte mandatin.

Më parë Braho ka përfaqësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, si deputet i saj. Për qëndrimin përfundimtar në PS, me sa duket Rama e ka ‘shpërblyer’ me këtë post.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb