TIRANË

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shuar zërat për një marrëveshje të fshehtë mes kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Me një shënim në “Facebook”, numri dy i selisë blu thotë se të vetmen marrëveshje që ka nënshkruar PD është ajo me qytetarët shqiptarë.

Postimi i Palokës:

“Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate te pilotimit te opinionit publik, sa here kapet ne skandalin e rradhes. Sa me i rende skandali , aq me absurde behen bllofet qe perpiqet te perhap ne media.

Nderkohe qe Rama kalon ne Parlament kontratat nepermjet te cilave ju grabiten shqiptareve miliona euro ; Shqiperise i shtohen kushte te reja per hapjen e negociatave ; Nje tjeter i perzgjedhur nga Rama si kandidat per kryetar bashkie , Mark Babani, rezulton i inkriminuar dhe me dokumenta vertetohet se ka qene i denuar …ne media pilotohen fantazi dhe sajesa per marrveshje te fshehta midis PD dhe PS.

E vetmja marreveshje qe PD dhe opozita kane bere dhe do i qendrojne deri ne fund , eshte ajo me shqiptaret , per te fshire nje here e mire cdo te keqe qe politika e mbrapshte ju ka sjelle deri tani”-shkruan Paloka.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb