TIRANË – Kryeministri Rama ka njoftuar sot, nisjen e etapës së parë të shëndetësisë falas, kontrollin për shqiptarët e moshës së mesme, nga 40-65 vjeç.

Sikurse ishte premtuar gjatë fushatës elektorale, shëndetësia do të kalonte nëpër disa pragje, para se të përmbushet plotësisht premtimi.

“Nis, për herë të parë prej 24 vjetësh, kontrolli falas i shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë,- shkruan Rama në Facebook, këtë mbrëmje. – Të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjet kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre.

Po ashtu, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi, që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor,” – nënvizon në përfundim Kryeministri.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: