TIRANE

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha komentoi ftesën publike të kryeministrit Edi Rama për opozitën jo parlamentare. Gjosha tha se kreu i qeverisë është kujtuar vonë për të shtrirë dorën ndaj opozitës, ndërsa theksoi se diskutimi duhet të shkojë përtej reformës zgjedhore, pasi tha ajo krizë që ka përfshirë vendin është shumë e thellë.

“Kur ofrojmë zgjidhje të krizave nuk është e nevojshmë të hyhet në marrëdhëniet mes palëve, pse opozita ka lënë mandatet. Duhet një ftesë për dialog i sinqertë. Letrat për Bashën më herët, mbanin sa mllef aq edhe lojë politike dhe një tallje brenda.

z.Rama është kujtuar shumë vonë për të shtrirë dorën, ne e kishim një hapësire dialogu që e mundësoi presidenti. Kryeministri zgjodhi të mandatojë kryebashkiakët, të kapte edhe pushtetin lokal. Qytetarët të paktën do të duhet të zgjidhnin, dhe nuk patën mundësi ta bënin. Disa mund të thonë për faj të opozitës që nuk u regjistruan në zgjedhje, po ishte edhe një arrogancë e maxhorancës.

Oozita është gjithnjë e gatshme për tryezë dialogu, do duhet të shohim edhe ftesën, cfarë ofron cili do të jetë diskutimi. Kemi qenë gjithnjë të hapur për reformat në vend. Kriza në Shqipëri është shumë e thellë nuk zgjidhet vetëm me tryeza të tilla. Është shumë e thellë, shkon përtej një reforme zgjedhore.” – tha Gjosha, ndërsa theksoi se diskutimi duhet të shkojë përtej reformës zgjedhore.

Në vijim ish deputetja e LSI-së tha se forca politike ku ajo bën pjesë është e gatshme të shkojë në zgjedhje në cdo moment. Gjosha komentoi gjithashtu edhe zërat për një marrëveshje PS-PD në funksion  të zgjidhjes së krizës.

“Nuk i trembemi askujt, asnjë marrëveshje PS-PD nuk do i shërbente sot qytetarëve dhe Shqipërisë të cilën e provuan në 2017. Kjo krizë rrodhi nga 2017 nga e cila vuan sot Shqipëria. Për hir të integrimit, do të duhet të ketë një tryezë transparente në sy të publikut dhe jo për pushtetin e tyre” përfundoi Gjosha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb