Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar një iftar mbrëmjen e së premtes në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku ishin të ftuar politikanë, ministra, artistë, mjekë, mësues e pedagogë, gazetarë, përfaqësues të komunitetit mysliman, si dhe të komuniteteve të tjera fetare.

Rama e ka quajtur iftar i posacëm, duke kujtuar se sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund pas shumë vitesh pritje dhe xhamia e madhe e Namazgjasë.

“Imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan, që u vlerësua me një çminim ndërkombëtar për arkitekturën. Sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund, pas shumë vitesh pritje edhe xhamia e madhe e Namzagjasë.

Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj pasi na jep mundësi të ndjehemi mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme dhe të papërfillshme, kudo ku politika anon nga tensionimi e shoq shoqit, dhe bëjnë dua që të jetë gjithmonë kështu, fqinji me fqinjin dhe komshiu me komshiun”, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet.

Megjithëse për pak vite, tha Rama, BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan.

“Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, theksoi ai.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb