Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe një ditë pas zgjedhjes së Kryesisë së re të PS, do të mbajë një mbledhje sot të Kryesisë.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për Balkanweb se mbledhja e Kryesisë së PS pritet të mbahet në orën 18:30 të ditës së sotme. Kjo mbledhje shënon fillimin e përgatitjes së fushatës për zgjedhjet e 2025.

Ergys Gjencaj: Pritet të nisë sot mbledhja e Kryesisë së PS. Mbledhja nis në 18:30. Të shohim nëse do ketë një ndarje të përgjegjësive të të zgjedhurve në Kryesinë e PS. Partia Socialiste synon që të fitojë zgjedhjet, Rama synon të ketë edhe një mandat të katërt. Duke qenë 12 vite në pushtet, krijohet disi konsumim i disa figurave.

Rama me vendimet e bëra nxit deputetët që të punojnë më fort. PS vazhdon që të kryejnë sondazhe, ndaj Rama mund të ketë thënë se PD do të marrë mandate sa në vitin 1997. PS bën sondazhe për të parë se ku është vetë dhe ku janë rivalët. Rama kërkon të krijojë frymë ndryshe në PS.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb