Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një komunikim në platformat sociale me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”.
Kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij me një monolog, duke iu përgjigjur kritikave në lidhje me fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
Kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare, Rama tha se sipas sondazheve, Partia Socialiste është forca me shumicën më të madhe.
“Jemi në fazën kur rruga drejt 11 majit po shkon drejt finishit dhe disa gjëra janë kthjelluar si për shembull kush i fiton zgjedhjet në të gjitha sondazhet e është shumë e qartë se pyetjet kush i fiton zgjedhjet ka një shumicë më të madhe që thotë i fiton PS. Jemi në kushtet kur një dëshpërim shumë të madh në anën tjetër, një dëshpërim që reflektohet në pasqyrat e kënetës mediatike. Në pasqyrat e kënetës mediatike ka shumë ankesa, pretendime se jetohet në një autokraci. Faktikisht horizontalisht nuk lihet gjë pa thënë për mua, për qeverinë dhe për PS që është forca që qeveris madje edhe për vetë popullin. Populli në këta pasqyra mediatike citoj thonë është “i sëmurë”. Është i sëmurë se në shumicën dërrmuese mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur, është një popull i sëmurë se shikon se në të gjitha aspektet ka progres, në të gjithë sektorët ka progres patjetër që ka ende shumë për të bërë prandaj jemi këtu dhe kërkojmë mandatin e katërt”, tha Rama.