KUKËS

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi tha se nuk do të këtë vëllavrasje në 30 qershor, por zgjedhje, ku qytetarët do të votojnë që në bashkitë e vendit të vijojnë punët normalisht.  Shefi i qeverisë nuk kurseu ironitë për ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD-së, Luzim Basha dhe për drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Vëllavrasje nuk ka pse të këtë. Por problemi është se këtu janë çmendur të gjithë njëherësh. Nga njëra ana është kafja dhe nga ana tjetër është Saliu, që duket sikur ka dalë nga Red Bulli. Se kur iki unë  e vendosni ju, e vendos shumica, por e vendos edhe unë. Një gjë mos e harroni asnjëherë”: Këta bërtasin sepse kanë frikë. Kur bërtet Saliu, mua s’më pëlqen, por fundja është një burrë, por kur bërtet Luli?”-theksoi ai.

Gjithashtu Rama u ndal dhe tek përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ndërsa tha se opozita synon t’i hedhë baltë Shqipërisë para opinionit ndërkombëtar.

E gjitha për ta bërë shqipërinë baltë e copë. Ne jemi me të drejtën dhe kush është me të drejtën vuan, nuk ecën gjithmonë ashtu siç do, por në fund do të shpërblehemi nga e drejta jonë”-tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: