Deputetja e parlamentit shqiptar Rudina Hajdari e ftuar në emisionin” Real Story” në “News 24” zhvilloi një debat me analistin Arion Sulo.

Hajdari u shpreh se kemi një situatë politike ku Rama po sillet si i djathtë dhe Basha si i majtë, ndërsa Sulo vlerësoi se reforma zgjedhore do kalojë me këtë maxhorancë ose do dalë e do futen opozitarët e bashkuar e do e kalojnë.

Arion Sulo: Sot PD erdhi, kushtëzoi dhe iku. Zoti Kaso kërkoi largimin e z.Gjiknuri.

Rudina Hajdari: Ishte një zhgënjim për demokratët. Është një detaj që nhuk mundet mos të përmendet sepse ishte detaj shumë i qartë. Ky është një koment personal, nuk është koment që ka të bëjë me çështjet politike. Unë kam thënë se duhet të ketë ndëshkim të atyre personave që kanë tjetërsuar votën e shqiptarëve. Kemi një Ramë që po sillet si i djathtë dhe Bashë që sillet si i majtë.

Arion Sulo: Reforma Zgjedhore është gati e përfunduar. Sistemi zgjedhor nuk mund të bëhet pa kompromisin e dy forcave të mëdha politike. Bëhet dhe me referendum.

Rudina Hajdari: Armiku kryesor sipas opozitës na dilka se qenka Rudina Hajdari, nuk na qenka Edi Rama. Ju lutem, të respektojmë institucionet e vendit.

Arion Sulo: Ju Edi Rama po iu përdor për presion ndaj opozitës.  Nëse PD e PS bëjnë marrëveshje për reformën zgjedhore, ju jeni jashtë loje.

Ralf Gjoni: Kam kërkuar largimin e z.Gjiknuri nga Komisioni Hetimor. Ata donin të merrnin peng reformën në drejtësi, parlamentin, edhe reformën zgjedhore, por nuk do ia dalin dot.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb