Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një mesazh të prerë dhe të qartë Greqisë, teksa ka thënë se ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë.

I pyetur nga gazetarët se në çfarë pike janë negociatat me Greqinë, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se dialogu do të vazhdojë se dhe kjo gjë nuk mund të varet nga origjina politike e një qeverie.

Ai ka treguar se nuk ka gjak greku në asnjë qelizë dhe nuk e ka pasur kurrë këtë prurje.

“Kam në idetë e mia një miks e s’do ndjehesha aspak keq nëse do kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por s’kam asnjë qelizë, s’e kam pasur këtë prurje. Kam ca rrjedha tjera, ashtu siç kam edhe rrjedha të brendshme në Shkodër, Mirditë, Berat, Vlorë. Për të qenë të qartë. Për mua ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë. Dua ta nënvizoj shumë qartë, ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë.

Ne e kemi të ndarë këtë pjesë, Greqia e ka bashkë, por nëse për ta çdo grek është ortodoks, për mua çdo ortodoks shqiptar është shqiptar. Vëllezërit tanë të minoritet janë grekë ortodoksë. Sa i përket marrëdhënieve, punojmë për marrëdhënie më të mira të mundshme. Kemi pas çështje për t’u diskutuar. Me qeverinë e re duam të kemi vazhdim të dialogut, mund të kemi miqësi, mirëkuptim, respekt, sepse marrëdhëniet tona fqinjësore nuk mund të varen nga origjina politike e një qeverie apo një tjetër”, është shprehur Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: