TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tensionet në Kuvend si dhe bojën e hedhur në fytyrën e tij nga deputeti i PD Edi Paloka.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se nuk e shqetëson boja e hedhur ndaj tij se me bojë është rritur e mësuar, por e shqetëson shpirti katran i përfaqësuesve të një populli që nuk i meriton sipas tij këta zorzopë.

Statusi në Twitter:  

Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: