TIRANE

Në një kohë kur studentët e disa universiteteve publike në Tiranë janë ngujuar pranë fakulteteve të tyre, në pritje të plotësimit të 9 kërkesave, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama sqaron se ka vënë në dispozicion portalin ‘Shqiperiaqeduam.al’ për çdo student që kërkon sqarime.

“shqiperiaqeduam.al në dispozicion për çdo student që kërkon sqarime?”, shkruan Rama. Kujtojmë se prej disa kohësh studentët janë ngritur në protestë ndërsa kërkojnë ulje të tarifave të shkollimit, plotësimin e kushteve në infrastrukturore, etj. Nga ana tjetër kreu i qeverisë iu është përgjigjur duke nënvizuar faktin se për këto çështje kërkohet dialog.

50026338 10156390750601523 1932957350189072384 N
50026338 10156390750601523 1932957350189072384 N

Ditën e sotme, duke folur gjatë aktivitetit për ‘Bashkëqeverisjen me qytetarët’, kreu i qeverisë Edi Rama tha se një dritare të veçantë për studentët do ketë edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: