Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke thënë se “rrokanisin kokat e dynjasë”, për të krijuar, sipas tij, idenë se qeveria është në krye të një ushtrie me hajdutë dhe banditë.

“Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botën, personazhe nga jeta e brendshme e policisë së shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë”, tha kreu i qeverisë, nga shkolla “Kosova”.

Rama theksoi se kjo është sfidë e madhe, por shtoi se “mund ti përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar”. Kreu i qeverisë në aktivitetin për sigurinë në shkolla tha se qeveria ka menduar që fëmijët të jenë më të mbrojtur në ambientet shkollore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb