Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin “sy m’sy” me ndjekësit e tij në facebook, ku u është përgjigjur komenteve në rrjet mbi deklaratat e tij gjatë daljeve publike për arritjet e qeverisë.

Rama tha se në fusha si shëndetësia, arsimi, legalizimet, qeveria e tij ka bërë shumë më tepër se qeverisja e shkuar.

Këto krahasime sipas tij janë si “dita me natën” në krahasim me vitet kur Shqipëria qeverisej nga PD e Sali Berishës dhe këtë e vërtetojnë raportet ndërkombëtare, të cilat hedhin poshtë dezinformimin e asaj që e quan ‘këneta politike e mediatike”.

Rama e mbylli videon me një apel drejtuar komentuesit se më 11 maj të votojnë për të marrë pasaportën e BE-së.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb