TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndryshe nga herët e tjera ka zgjedhur një mënyrë interesante për të njoftuar takimin me grupin e PS-së pas kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Pasditen e sotme ai ka postuar në facebook një pikturë abstrakte. Shum pak persona mund ta kenë kuptuar se sipër saj kryeministri ka shkruar edhe axhendën e ditës ku ishte parashikuar edhe mbledhja me grupin e PS-së. “ Ora 17:30-18:30 takim me grupin…. Ora 20:45-22:30 Ndeshje UEFA Champions League, AtleticoMadrid-RealMadrid…”- shkruhet sipër pikturës të postuar nga kryeministri.

Rama u takua pasditen e sotme për çështjen e përcaktimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës me një grup të vogël deputetësh dhe ministrash në Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë ministrat Lindita Nikolla, Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, dhe Erion Veliaj. Ky i fundit, është emri më i përfolur si kandidati më potencial në garën për Bashkinë e Tiranës, bashkë me Blendi Klosin sekretarin organizativ i partisë. Në takim kanë qenë edhe deputetët Taulant Balla dhe Eduard Shalsi si dhe kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi. Nga biseda që mësohet se ka zgjatur për rreth 60 minuta, nuk është dalë me asnjë emër konkret për kandidatin që do të garojë në kryeqytet.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: