TIRANË- Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, një delegacion nga Azerbajxhani, të kryesuar nga ministri i Industrisë dhe Energjisë, Natig Aliyev.

Kryeministri Rama u shpreh për një dinamike të re në marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe shprehu interesin e palës shqiptare për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh. Nga ana e tij, Ministri Aliyev shprehu vlerësime të larta për Qeverinë shqiptare si një partner serioz, e cila i është përgjigjur në kohë, detyrimeve që rrjedhin nga projekti TAP.

Në takim u fol për avancimin e projektit për gazifikimin e Shqipërisë, për të cilin Ministri Aliyev tha se Qeveria e tij është e angazhuar për realizimin e këtij projekti.

Dy vendet po punojnë gjithashtu, për të identifikuar potenciale të reja bashkëpunimi edhe në fusha të tjera si turizmi, infrastruktura etj.. Ministri Aliyev u zotua se do të inkurajojë praninë e kompanive azere në Shqipëri.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: